Mustafa: Pas dështimit të turit të dëgjimit, PDK filloi turin e votës

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë  se PDK ka dështuar edhe në qeverisje ndërsa tash pas dështimit të “Turit të dëgjimit” ka nisur “turi i votës”.

Sipas Mustafës, PDK po paralajmëron vendime të mëdha pasi është dorëzuar para AAK’së duke e kandiduar Ramush Haradinajn për Kryeministër.

“Pasi dështoi në maraton, pas dy vjet e gjysmë, vendimin më të madh PDK e mori pas turit të dëgjimit. Populli i tha dorëzohu se nuk dini me qeverisë dhe u dorëzuan para një partie të vogël. Tani, për koalicionin e karavanit të partive, pason “turi” i votës, i cili bashkërisht do t’ua tregoj vendin. Pastaj kanë kohë të mendojnë, me kokë, sesi merren vendimet e mëdha”, ka shkruar Mustafa, në FB.

Për dallim nga Mustafa, oponentët e tij politikKadri Veseli e Ramush Haradinaj kanë paralajmëruar se vendimin e parë do të marrin për formimin e ushtrisë së Kosovës, por edhe për demarkacionin , të cilin, si theksuan liderët në Rahovec do ta ridiskutojnë dhe zgjidhin në bashkëpunim me Malin e Zi”.

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka hequr dorë nga gara për këtë pozitë. Ai nuk hyrë as në listën për deputetë të parlamentit të Kosovës./infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.