Mustafa paralajmëron seancën për votimin e Qeverisë Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se seanca për votimin e Qeverisë së re mund të mbahet të shtunën ose të hënën.

Këtë qëndrim Mustafa e ka dhënë para se të hynte në takimin konsultativ me strukturat e partisë, raporton KOHA. Takimi po mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli kushtetues dekretin e presidentit që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër.

Kushtetuesja, tha se Dekreti i Thaçit është i drejtë

Mustafa nuk beson se do të hasë në rezistencë nga partia në pushtet Vetëvendosje për të liruar zyrat e Qeverisë, pasi që, sipas tij, një gjë e tillë ndodh në vendet totalitare të Afrikës.

I pari i LDK-së ka thënë po ashtu se i kanë numrat për formim të qeverisë.

LDK-ja e Mustafës ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në e Nismën Socialdemokrate. LDK-ja kishte nisur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, që u rrëzua më 25 mars. Duke e konsideruar si refuzim mospërgjigjen nga Vetëvendosje për mandatarin e ri, presidenti Hashim Thaçi mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër. Dekreti i tij ishte dërguar në Kushtetuese nga Vetëvendosje, ndërsa kjo gjykatë të enjten vendosi që dekreti ishte kushtetues duke i hapur rrugë formimit të Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndryshe  LDK ende nuk kanë vendosur për emrat që do të propozojnë për ministra. Tashmë kjo parti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me AAK’në, Nismën, Listën Serbe e minoritetet.

LEXO EDHE

Veseli: LVV është brenda skenarit të saj

Thaçi kërkon respektim të vendimit të Kushtetueses

Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit

Kushtetuesja, tha se Dekreti i Thaçit është i drejtë

LEXO EDHE

Kalon mocioni i mosbesimit, bie Qeveria Kurti

Shkarkimet, Prokuroria nis hetimet në KRU ; Auditori: Ka dyshime për keqpërdorime

LEXO EDHE: 

Qeveria në detyrë shkarkon edhe dy borde të ndërmarrjeve publike

Kurti shkarkon zëvendëskryeministrin në detyrë​, Avdullah Hotin

Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK, emëron anëtarët e ri

Shkarkohet nga pozita e Ministrit, Agim Veliu

Qeveria shkarkon edhe Bordin e drejtorëve të Infrakosit

Pa asnjë votë kundër shkarkohet Bordi i ndërmarrjes “Trepça”

Qeveria e shkarkon Sekretarin Betim Reçica, cakton Izedin Bytyçin në këtë post

Shkarkohet Bordi i Telekomit. Tri janë shkaqet kryesore

Shkarkohen kordinatorët nacionalë

Disa gjetje për shkak të të cilave ndodhën shkarkimet në KEK

Disa nga to mund t’i gjeni në linqet më poshtë:

Konjufca vazhdon tërheqjen e diplomatëve që u ka skaduar mandati

Konjufca shfuqizon vendimet. Ja kush nuk është më konsull

Sipas KTV-së, këto ishin lidhjet me partitë të konsujve të shkarkuar

PIPS fton Konjufcën që pos konsujve të rishikojë edhe postet tjera diplomatike

Konjufca propozon kthimin e 7 ambasadorëve; Çitaku vendos të kthehet

Kush janë ambasadorët tërheqjen e të cilëve e kërkoi Konjufca

Kiçmari: Edhe ambasadorët amerikanë kur e përfundojnë mandatin shkojnë, vijnë tjerët

Thaçi për ambasadorët: Zyrtarët do të vazhdojnë punën e tyre

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.