fbpx

Mustafa para takimit: Nuk ka disponim për zgjedhje të reja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, para takimit me partnerët e koalicionit dhe kryeministrin Hoti që do të mbahet pasditen e sotme, deklaroi se nuk ka disponim nga shumica për zgjedhje.Ai shtoi se për postin e Presidentit nuk u diskutua në LDK.

Kohë më parë Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar edhe mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti.

“Sa i përket iniciativës së VV për mocion, ne nuk kemi asnjë telashe të shkojmë në zgjedhje në momentin që vendos shumica. Unë nuk shoh disponimin e shumicës për rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje të tjera”, tha Mustafa.

Ndërkaq sa i përketë postit të presidentit, Mustafa thekson se për të nuk është diskutuar në LDK.

“Në LDK nuk është trajtuar pozita e Presidentit dhe nuk do të trajtohet derisa nuk sfidohemi me mandatin kushtetues, prandaj edhe nuk kemi kurrfarë kundërshtimesh por as pajtimesh me askënd”, ka thënë Mustafa.

Ditë më parë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm për postin e presidentit. I njejti ka thënë se nuk do të prishë koalicionin për shkak të këtij posti.

Ndryshe sot në 15:00 liderët e partive të koalicionit qeverisës do të takohen për të diskutuar rreth dialogut mes Kosovës e Serbisë që dotë mbahet më 4 shtator në Washington si dhe për programit qeverisës./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.