Mustafa: Nuk shoh disponim antiamerikan, por deklarata të papjekura

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se qytetarët nuk janë kundër SHBA-së, por ka vetëm deklarata të papjekura të politikanëve dhe të zyrtarëve qeveritarë.

“Nuk shoh disponim antiamerikan në përmasa të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Shoh deklarata të papjekura të disa zyrtarëve edhe shtetëror edhe zytarëve politikë të cilat unë nuk mund të konsideroj se bazën e kanë në një antiamerikanizëm por janë të pamatura, janë të papjekura dhe janë të dëmshme për relacionet mes Kosovës dhe SHBA’së”, tha ai.

Kryetari LDK-së Isa Mustafa ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amërikës nuk e meritojnë që për të të flitet me dyshim se po fsheh diçka për Kosovën.

Ai ka folur të premten në RTK.

Mustafa është shprehur se Kosova duhet të vazhdojë që SHBA-në ta konsiderojë si partner të fortë dhe të vazhdueshëm.

“Të mos dyshojmë në asnjë rast për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse nuk e meritojnë. Një mik i Kosovës, një aleat i përkushtuar i Kosovës nuk meriton në asnjë rast që të flitet për të me dyshim se po fshehët diçka në SHBA për Kosovën”, tha Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Qeverinë e ka prishur Lëvizja Vetëvendosje dhe se për këtë nuk mund t`i hedhet faji LDK-së.

“Prishja e koalicionit erdhi nga Vetëvendosje për shkak se Kurti abstenoi nga përgjegjësitë në dialog, si dhe raporteve me SHBA-në”, ka thënë Mustafa.

Ai është shprehur se ministrat e LDK-së punuan mirë, por duke mos i harruar edhe ministrat e Vetëvendosjes, ku ka veçuar ministrin e Shëndetësisë.

Ai ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Vetëvendosje, duke thënë se më mirë që nuk është vazhduar bashkëpunimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.