isa mustafa
isa mustafa

Mustafa niset sot në Bruksel, do ta prezantojë një tjetër kërkesë për liberalizim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, udhëton të hënën në Bruksel, ku do të prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizmin e vizave për kosovarët.

Mustafa ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht për dy vjet ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe fillimisht të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.

Ndërsa, në rast se vendi nuk përmbush kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, atëherë të kthehet sërish regjimi i vizave.

“Në fillim të javës së ardhshme do të shkoj në Bruksel ku edhe do të bisedoj për një zgjidhje që qytetarët të lëvizin sa më shpejt lirshëm”, ka deklaruar kryeministri në vizitën e tij që u bëri bizneseve në Panairin e Përgjithshëm dhe Ndërkombëtar “Prishtina 2017”, në Bërnicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.