Mustafa në takim me Ahmetin, pas pak takon Haradinajn e Limajn

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa gjatë tërë ditës së sotme do të pres në takime të ndara liderët e 3 subjekteve politike, AAK-së, PSD-së dhe NISMA-s.

Këto takime po zhvillohen vetëm 2 ditë para seancës së shpërndarjes së Kuvendit.

Sipas medieve, Mustafa ka takuar tashmë liderin e Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmetin, derisa më pas do të takoj edhe Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn.

Partia e vetme që nuk u ftua në takim dhe që sipas LDK-së nuk do të ftohet është ajo e Kadri Veselit, pra PDK-ja.
Kjo parti tanimë dihet që ka vija të kuqe për LDK-në.
Sipas Ismet Beqirit të LDK-së, të gjithë këta Mustafa do t’i njoftojë rreth vendimit të LDK-së për të shkuar e vetme në zgjedhje. Mirëpo nga kjo parti thonë se nuk i përjashtojnë mundësitë për koalicion paszgjedhor.

“Mund të konfirmoj se kryetari Mustafa, në vazhdimësi është duke i thirr liderët e partive të AAK-së, NISMA-s, Vetëvendosjes dhe PSD-së. Me Kurtin dihet që është mbajtur takimi javën e kaluar. Kryetari Mustafa të gjithë këta do t’i njoftojë rreth asaj se LDK do të shkojë e vetme në zgjedhje. Ne jemi parti më e madhe dhe si e tillë mendojmë të shkojmë e vetme në zgjedhje”, ka thënë për Express, Ismet Beqiri.

Ai ka konfirmuar se me PDK-në asnjëherë nuk do të flasin për një koalicion qeveritar./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.