Ballina / KOSOVA / Mustafa : Në LDK ka karrieristë, anarkistë e popullistë
isa mustafa 2019

Mustafa : Në LDK ka karrieristë, anarkistë e popullistë

Pas kritikave të shumta drejtuar partisë opozitare , Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe përleshjeve fizike që kanë ndodhur në disa degë të saj kohët e fundir, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka shfrytëzuar rrjetin shoqëror Facebook për t’i komentuar ato.

Sipas Mustafës LDK “nuk është subjekt që ka brenda kriminelë e banditë”, kurse “njerëzit që e sulmojnë partinë e tij nuk guxojnë të shfryhen te të tjerët”.

“Por kush janë ata që po e “godasin” LDK-në. Janë askushi. Individë që edhe në kohën e Ibrahim Rugovës e kanë braktisur LDK-në, janë shetitur përreth globit të partive tjera, nuk kanë zënë vend askund dhe tani rikthehen për të qenë guardian të “rugovizmit” për interesa të tyre dhe të porositësve. Janë shokë, e ish shokë, zyrtarë, anëtarë publik e jopublik të PDK-së që i kanë ngritur përmendore shefit të tyre deri sa kanë përfituar bashk, e kur janë hidhëruar mës vete, e sulmojnë LDK-në se paska qeverisur me PDK-në. Janë disa kurrkusha të LDK-së që kanë dështuar, që s’ia kanë sjellë asnjë votë LDK-së, veç se ia kanë zvogëluar, dhe gjejnë të shfryhen në partin e tyre se nuk është dashur të qeverisë me vendin. Për ta më mirë është të qeverisë kushdo me Kosovën, sesa LDK-ja, e cila tregoi se qeveris pa korrupsion dhe në mënyrë demokratike. Janë qarqe të caktuara që vet konstruktojnë lajme të rreme, siç ishte ai se Kryetari i LDK-së për tu bërë President, ia paska dhënë postin e kryeminstrit VV-së, pastaj e bëjnë një gjysëmkthesë dhe hapin debat për rrena të tyre”, ka thënë Mustafa.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës beson se do të ishte fatale për LDK-në nëse do të ishte e dobët e të ju nënshtrohej shantazheve.

Ndërkaq sa i përket skandaleve të fundit, përleshjeve fizike që ndodhën gjatë procesit të brendshëm zgjedhorë, Mustafa shfaqet më kritik. Për këte çështje ai thotë se në partinë e tij ka persona që janë egoist, karrieristë, popullistë e anarkistë.

“LDK është e vetëdijshme se njerëzit e saj janë njerëzit e Kosovës, me të mirat dhe dobësitë e tyre. Idealistë, pragmatistë, të vyeshëm e punëtorë, besnikë, por aty ketu ka edhe egoistë, karrieristë, popullistë e anarkistë. Të tillë që me veprimet e tyre të papranueshme karrieriste në 3-4 nëndegë (prej 931-ve) nprodhuan lajme, e të cilat lajme shërbyen për të mbuluar aferat e fajdeve, korrupsionit, keqpërdorimit të parasë publike, disfatave të qeverisë në arenën ndërkombëtare, vendimeve jokushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit, të njerëzve të BIA-s që e kishin këshilluar Presidentin për një kohë!?”, ka shkruar mes tjerash Mustafa në Facebook.

Postimin e plotë të Mustafës mund ta shihni më poshtë.

LDK është subjekt politik opozitar, i cili ka kohë që kërkon zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Ky subjekt, sipas analistëve, nuk po arrin të reformohet dhe po ‘dridhet’ nga skandalet e shumta. Rrahjet e anëtarëve të kësaj partie, që ndodhë muajve të fundit në disa komuna, e shpalojnë më së miri, sa të përçarë janë anëtarët e , dikur subjektit më të madh politik të Kosovës. /infoglobi/e.b.

Provo po ashtu

Sot iu dha lamtumira e fundit koleges-gazetare, Ardita Sylejmani Bllaca

Sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’, është varrosur gazetarja e Dhomës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.