Mustafa: MPJ kishte të drejt, jo Presidenca

RTK konfirmon se kryeministri Mustafa, i cili ishte palë e tretë në takimin e djeshëm me Presidenten, mban anën e zëvendësit të tij, Thaçit, duke thënë se deklarata e MPJ-së ishte e vërteta.

Takimi mes presidentes së vendit, Atifete Jahjagës, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryediplomatit, Hashim Thaçi mbrëmë u përcoll me dy deklarata kontroverse.
Ne deklaratën e lëshuar nga Presidenca, thuhej se në këtë takim u diskutua për amendamentet që hapin rrugë Gjykatës Speciale, ndërsa këtë pakë orë më vonë e hodhi poshtë Ministria e Punëve të Jashtme.
Në deklaratën për medie të lëshuar në emrin e Hashim Thaçit, u tha se nuk ishte e vërtet që u fol për amendamentet e Gjykatës Speciale, por në këtë takim sipas komunikatës së diplomacisë kosovare, u fol se kush duhet ta përfaqësoj Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Por, RTK konfirmon se kryeministri që ishte palë e tretë në këtë takim, mban anën e zëvendësit të tij, Thaçit, duke thënë se deklarata e MPJ-së ishte e vërteta.