isa mustafa

Mustafa mediave: Shkelët të drejtën e privatësisë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa insiston se nuk ka kërcënuar gazetarin e Insajderit, Vehbi Kajtazin, dhe thekson se mediat që raportuan për rastin e vëllaut të tij të sëmurë, i kanë shkelur atij të drejtën e privatësisë.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në rrjetin social:

“Media të nderuara

TV Klan sonte prezantoi një bisedë me vëllain tim, i cili siç kam theksuar, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Për fat të keq, ai në këtë gjendje, për motive për mua të paqarta, u bë objekt për opinionin, shtytur nga portal Insajder. Gjendja e tij flet, jo për kërcënimet e mia ndaj gazetarit, të cilat në asnjë rast nuk kanë ndodhë, por për kërcënim të ndërgjegjes së atyre që shkelën etikën gazetareske dhe cenuan një të drejtë elementare kushtetuese të njeriut, të drejtën e privatësisë.

Edhe përkundër dhembjes së madhe që ndjeva duke e parë vëllain tim në atë gjendje në ekranin e TV Klan, megjithatë e falënderoj këtë televizion për profesionalizmin e treguar.

Ndërkaq, po ua lë juve, mediave dhe drejtësisë, të vlerësoni se a është në lirinë e shtypit të atakohen njerëzit në një gjendje të tillë me të pavërteta; kush duhet të kërkoj falje dhe kush duhet të jap përgjegjësi para ligjit!

Me respekt, Isa Mustafa”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.