Mustafa: Me PDK nuk bëjmë koalicion, jemi të hapur për VV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se nëse LVV dështon ta marrë mandatin, LDK do të bashkëpunojë me AAK-në, Nismën dhe minoritetet, por që nuk e përjashtoi mundësinë që të ulen përsëri edhe me Albin Kurtin.

Mustafa në një emision në T7 ka mohuar mundësinë e formimit të koalicionit me PDK.

“E kemi vendimin e prerë, nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në dhe ashtu do të veprojmë. Nëse LVV nuk arrijnë të formojnë qeverinë, ne mbesim të hapur prapë për koalicion me LVV-në për t’u ulur për të biseduar në baza me të gjera ku mund të ishin edhe Nisma Socialdemokrate dhe AAK”, tha Mustafa.

“Nëse LVV nuk arrin të marrë mandatin, nëse mandati i ofrohet LDK-së, ne do të vendosim në Këshillin e Përgjithshëm”, tha ai kur u pyet se nëse kanë ndonjë emër për kryeministër. LVV ende e ka mandatarin të cilit duhet t’ia mundësojë presidenti për formimin e Qeverisë së re, por nëse ata dështojnë LDK do të bashkëpunojë me AAK-në, Nismën dhe minoritetet”, tha Mustafa.

Ndërsa, sa i përket qëndrimit të Vjosa Osmanit, e cila votoi kundër mocionit, Mustafa tha se nuk do ta largojë nga LDK-ja.

Mustafa ka theksuar se LDK në asnjë formë nuk do të përkrah ndonjë marrëveshje me Serbinë, e cila prasheh shkëmbime territoriale dhe se nuk janë në dijeni për ekzistimin e marrëveshjeve Thaçi-Vuçiq siç ka deklaruar Kurti.

Me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim është votuar rrëzimi i Qeverisë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.