Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Mustafa: Unë dhe Osmani do të takohemi me Kurtin. Temë-bashkëqeverisja

Mustafa: Unë dhe Osmani do të takohemi me Kurtin. Temë-bashkëqeverisja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se do të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për të diskutaur mundësinë e bashkëqeverisjes.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.

Postimi i plotë i Mustafës:

Qytetarë të nderuar
Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.

Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.

Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM

LEXO EDHE:

Florian Bieber: Perspektivat e reja varen nga krijimi i koalicioneve në Kosovë

 Kosovë, partitë politike në lëvizje për koalicione parazgjedhore

Kurti: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Mustafa refuzon Kurtin, kandidate e LDK-së për KM mbetet Osmani

Kurti porosit LDK-në: Kryeministrin ta përcaktojë vota, të garojmë bashkë

Ndryshe me të kuptuar se Vetëvendosje doli fituese e këtij raundi zgjedhjesh të parakohshme parlamentare, lideri i saj ka ftuar publikisht Lidhjen Demokratike të Kosovës që të bashkëqeverisin.

Bashkëqeverisja ishte premtuar nga të dytë, si nga lideri i VV-së ashtu edhe nga lideri i LDK-së edhe para zgjedhjeve, por LDK kishte refuzuar të futet në koalicion parazgjedhor.

Kur jemi tek koalicionet, gjatë këtyre zgjedhjeve koalicion parazgjedhor kishin lidhur AAK dhe PSD, koalicioni tjetër ishte ai NISMA/AKR dhe PD, ndërkohë që LDK, VV dhe PDK kanë garuar të vetme.

Gjatë vitit 2017 konfiguracioni i skenës politike ishte krejtësisht tjetër. Në grafikun më poshtë mund të shihni cilat ishin koalicionet parazgjedhore.

 

Skena politike dukej ndryshe nga kjo në grafik, sepse pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare , koalicionit PAN i është bashkëngjitur edhe AKR, e cila kishte garuar me LDK-në. Falë kësaj të fundit Koalicioni PAN /A ia doli të sigurojë numra dhe të qeverisë me vendin nga shtatori i vitit 2017 deri në korrik kur kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje.

Zgjedhjeve të vitit 2017 i kishte paraprirë rrëzimi i koalicionit PDK/LDK përmes seancës parlamentare dhe me mocion. Për zhvilimet rreth koalicionit që u rrëzua më 2017 shih shkrimet më poshtë:

LEXO EDHE

Veseli rrëzon qeverinë e Mustafës, vendi shkon në zgjedhje

 Fjalimi i plotë i Mustafës në seancën e mocionit (dokument)

Seanca e Kuvendit për rrëzimin e qeverisë – LIVE -VIDEO

Kryesia: Mocioni procedohet me 18 prill

LDK: Presidenti mblidhte vota për mocion

Delawie: Turp që partitë nuk tejkaluan diferencat (Video)

Apostolova: Zhvillimet e fundit kanë shtyer liberalizimin

Mustafa: Me Veselin u pajtuam që demarkacioni të futet pas mocionit

 Veseli Amerikës: Demarkacioni para mocionit

 Demarkacioni e mocioni: Javë e sprovave të mëdha

Dorëzohet mocioni me 42 nënshkrime, për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota

Limaj me kërkesë për mocion ndaj Qeverisë

@infoGlobi

 

Provo po ashtu

pzap_infoglobi

PZAP: Hidhet poshtë ankesa e Nismës për votat nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar ankesën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.