Mustafa: Kundër Qeverisë ata që kanë problem me ligjin

Mocioni mbetet tema qendrore e ditës, me pikëpyetjen se a do të rrëzohet Qeveria në seancën e Kuvendit të Kosovës të caktuar për datën 10 Maj.

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Qeverinë që e udhëheq ai po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin. Duke komentuar mocionin e inicuar nga Opozita, thotë se Qeveria e tij do të vazhdojë luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Nuk jam fare i shqetësuar për këtë. Ajo çfarë kam parë unë deri më tani, kam vërejt se rrëzimin e qeverisë e kërkojnë të gjithë ata që kanë probleme me ligjin, ata që në të kaluarën kanë shkel dikund keq në ligj që me korrupsion me krim të organizuar dhe forma të tjera” thotë Mustafa

Kështu që në qoftë se ne dëshirojmë të iu bëjmë dëshirën që tu krijojmë atyre mundësi që ata të kenë hapësirë për korrupsion dhe krim edhe në të ardhmen ne jemi aty, ka theksuar mes tjerash Kryeministri i Kosovës.

“Qeveria nuk do të lëshoj pe në asnjë rast sepse e kemi luftuar krimin, do ta luftojmë ndërkaq çështja e mosbesimit është çështje e rregulluar me Kushtetutë dhe shkon në procedura të veta”, tha Mustafa për RTK’në.

Duke folur për partneritetin me PDK’në , thotë se LDK qëndron pas marrëveshjes që ka nënshkruar.

“Ne kemi pasur një partneritet të lidhur me dëshirë e kemi një kontratë e cila i përcakton synimet reciproke të partnerëve të koalicionit. Kemi një marrëveshje e cila e thotë qartë se asnjëra palë nuk do t’i bashkangjitet mocionit” tha ai.

Sipas Mustafës “Në qoftë se njëra palë vepron në mënyrë të njëanshme është çështje e përgjegjësisë së saj”.

Nuk dëshiroj të paragjykoj për këtë mirëpo unë konsideroj që ne duhet të jemi përgjegjës për atë që kemi nënshkruar dhe për kontratën që kemi lidh dhe unë pres këtë përgjegjësi ta kemi reciproke”, tha Mustafa.

Dyzet e dy deputetë të opozitës, e në mesin e tyre edhe tetë deputetë të PDK-së, disa të Listës serpska dhe 6+, e kanë nënshkruar dhe dorëzuar të premten Mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Rrëzimi i qeverisë mbetet ekskluzivisht çështje e partive të koalicionit, pasi që nevojiten edhe 19 vota të deputetëve që të mund të rrëzohet ajo, mëson infoGlobi.

Cila është procedura për mocion?

Siç dihet, për rrëzimin e qeverisë, nevojiten 61 vota për, të deputetëve.

Kryesia e Kuvendit ka caktuar datën 10 Maj, pra të mërkurën e ardhshme, për ta futur në rend të ditës Mocionin.

Në rast se nuk sigurohen 61 vota gjatë seancës së Luvendit, ligjërisht mocioni do të konsiderohet i dështuar.

Sipas akteve ligjore kushtetuese, në rast të dështimit të mocionit, brenda 90 ditëve të ardhshme nuk mund të ngritet një mocion i ri i ngjashëm për shkarkimin e qeverisë.

Por, nëse ndodhë e kundërta dhe shumica e deputetëve votojnë pro rrëzimit të Qeverisë (61 vota) atëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të shpallë zgjedhjet e parakohshme të Kosovës./infoglobi ​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.