Isa Mustafa
Isa Mustafa

Mustafa: Kosova peng i kauzave fiktive

Isa Mustafa, Kryeministri i Republikës së Kosovës,  ka përshendetur ndërprerjen e operatorëvë të telefonisë mobile që kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar në Kosovë.

Ai  në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kodi Shtetëror Telefonik +383 ka qenë arritje historike e mandatit të tij.

InfoGlobi ju sjell postimin e plotë të tij në Facebook:

Ndërprerja e të gjitha shërbimeve të operatorëve të telefonisë mobile që kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar nga paslufta në territorin e Republikës së Kosovës është lajm i mirë për Kosovën.

Ndër të arriturat historike gjatë këtij mandati është edhe bërja e Kosovës me Kod Shtetëror Ndërkombëtar Telefonik (+383), kompletimi i shumë elementeve të shtetësisë si dhe shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e vendit.

Kosova sot nuk ka barrikada, nuk ka mure, nuk ka trena provokues, unë promovova urën që lidh dy komunat më veriore të shtetit tonë, shuajtëm shumë struktura paralele…

Kauzat fiktive, që na mbajtën peng 15 vjet, po bien një nga një, gjatë këtij mandati të punës me vendosmëri dhe përkushtimit të plotë për të ardhmen e vendit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.