Ballina / KOSOVA / Mustafa: Kosova faktor stabiliteti edhe në Maqedoni

Mustafa: Kosova faktor stabiliteti edhe në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa , ka përsëritur qëndrimin se Kosova është zotuar se do të jetë faktor stabiliteti në rajon, e së këndejmi edhe në Maqedoni.

“Stabiliteti në Maqedoni nënkupton stabilitetin në rajon dhe në Kosovë, për çfarë ne jemi zotuar se do të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe do të ndihmojmë poashtu që ky stabilitet të rivihet dhe që Kosova të mos jetë në asnjë rast burim i destablitetit dhe as që kemi konsideruar se është edhe në këto momente”, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.