isa mustafa kryetar i ldk-se

Mustafa: Koalicionit LDK-PDK i ka dekë nëna

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se e konsideron të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

“Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3”, ka shkruar Mustafa, në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik, e jo për inat të njëri-tjetrit.

“Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në ‘kësaj pune i ka dekë nëna’. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por t’i ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe gjatë ditës Mustafa në një intervistë për mediat ndërkombëtare ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë për kryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.