Isa Mustafa, Lideri i LDK-së
Isa Mustafa, Lideri i LDK-së

Mustafa kërkon nga Brukseli të shtojë trysninë mbi Serbinë për të pagjeturit

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturva, ka vënë lule në Përmendoren e ngritur në kujtim të të pagjeturve.

Mustafai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë të pamundurën për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.

Kryeminsirtri në detyrë  pohoi se do të vazhdojnë përpjekjet dhe bisedimet dhe me zyrtarë të Brukselit që t’i bëhet presion Serbisë që të tregojë se ku gjendet trupat e zhdukur të shqiptareve.

Ndërsa, Bajram Qerkini në emër të familjarëve të personave të zhdukur ka falënderuar Qeverinë për përkrahjen dhe angazhimin.

30 gushti është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, dhe ne këtë ditë janë organizuar disa aktivitete, derisa personalitet vendore kanë bërë homazhe tek përmendorja e vendosur pranë Kuvendit të Kosovës, për të zhdukurit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.