Mustafa kërkon anulimin e kontratës me djalin e tij

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se ai nuk ka pasur asnjë informatë për rregullimin e një makine të Qeverisë

Kjo makinë ka pasur garancionin në të njëjtin servis por që është mirëmbajtur në servise tjera dhe pastaj ka dal se janë kapërcyer të gjitha rregullat, prandaj është dashur një kontratë e re.

Mustafa tha se ai ka kërkuar që kjo kontratë të ndërpritet.

Kreu i ekzekutivit ka fol edhe për nivelin e korrupsionit në Kosovë pas publikimit të disa të dhënave nga shoqëria civile.

Ai në mbledhjen e Qeverisë tha se përceptimi për korrupsionin nga qytetarët del të jetë i lartë çka po ndikon në ndërtimin e një shteti ligjor dhe integrimit të Kosovës në BE dhe organizma të tjera ndërkombëtare.

Mustafa u ka kërkuar të gjithë ministrave që të punojnë që në mënyrë që eliminojnë çdo lloj korrupsioni në dikasteret që udhëheqin. Derisa është shprehur i kënaqur që për tetë muaj të Qeverisë së tij nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.