Ballina / KOSOVA / Mustafa: Hapja e temës së ndryshimit të kufijve e papranueshme
isa mustafa dhe ilir meta

Mustafa: Hapja e temës së ndryshimit të kufijve e papranueshme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot është takuar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kanë biseduar për pikëpamjet e LDK’së për dialogun e Kosovës me Serbinë si dhe për temën e ndryshimit të kufijve.

Mustafa ka thënë se i ka prezantuar Presidentit Meta pikëpamjet e LDK-së se dialogu i Kosovës me Serbinë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, por se ky dialog duhet të vazhdojë me institucione që kanë legjitimitet, ndërsa e tërë kjo mund ntë ndodh pas zgjedhjeve të reja në vend.

“Presidentit Meta i prezantova pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, por se dialogu duhet të vazhdoj me institucione që kanë legjitimitet të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshme dhe të lira”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se në këtë takim me Metën kanë biseduar edhe për ndryshimin e kufijve, çështje e cila sipas Mustafës është e papranueshme dhe e rrezikshme.

“I ri konfimova Presidentit Meta pozicionin e paluhatshëm të LDK-së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihapë temën e mbyllur me deklarimin e Pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka theksuar Mustafa.

Po ashtu, Mustafa ka shdrytëzuar këtë takim për të iu falenderuar Metës për interesimin e tij të vazhdueshëm në procesin e rehabilitimit të tij shëndetësor.

@Fluidi

Provo po ashtu

qeveria

Kosovë, shkarkohet Musa Cena, zëvendësministri i dyshuar për keqpërdorim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi të hënën zëvendësministrin e ministrisë së zhvillimit rajonal, Musa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.