Ballina / KOSOVA / Mustafa: Është nder por nuk do ta imponoj veten për president të vendit

Mustafa: Është nder por nuk do ta imponoj veten për president të vendit

Isa Mustafa e ka pranuar publikisht dëshirën e tij për t’u bërë president i vendit.

Dëshirën e ka të bëhet president i vendit, por Isa Mustafa e pranon se për momentin kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës që e drejton vet dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ish-kryeministri i vendit tha në një intervistë Klan Kosova, se në këto negociata e ka rolin kyç, ani se pyetet edhe Vjosa Osmani.

“Është një nder i veçantë që dikush me mbyll karrierën e vet politike me një përgjegjësi ndaj qytetarëve të republikës së Kosovës, mirëpo nuk jam unë ai që mund ta bëjë veten president, e as që do ta imponoj veten si president të vendit”, ka thënë Mustafa.

Marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së nuk mund të arrihet nëse ka kushtëzime nga ana e VV-së.

“Ne do të ulemi me letër të bardhë përpara pa asnjë kusht, askush nuk mund të thotë që ‘eja të ulemi në tavolinë, por tri ministri i kam nda për veti derisa shtatë tjera nga dhjetë janë të hapura për negociata’”, është shprehur Mustafa.

E pse LDK doli e dyta në këto zgjedhje dhe jo e para, Mustafa tha se është lënë anash diaspora.

“Arsyeja themelore pse kemi dalë në vend të dytë është se nuk e kemi pasë diasporën”, ka shtuar Mustafa.

Provo po ashtu

TCH: Lëvizja e lirë është ide që gëzon mbështetjen e të gjithë partnerëve të shqiptarëve

Ideja e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës është e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.