Ballina / KOSOVA / Mustafa dhe Kurti bisedojnë për nevojën e një qeverie të re
kurti, mustafa

Mustafa dhe Kurti bisedojnë për nevojën e një qeverie të re

Krerët e dy partive më të madhe opozitare, Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendoje janë takuar sot në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në takim është biseduar për bashkëpunimin opozitar, për siç ka thënë, “degradimin e qeverisjes” dhe nevojën urgjente për qeverisje të re dhe cilësore.

Ndërkaq, Mustafa ka thënë se në takimin me Kurtin janë pajtuar që të intensifikojnë “bashkëpunimin opozitar” për të ndalur “rrezikimin e territorit”.

Takimi Mustafa-Kurti zhvillohet disa ditë para mbajtjes së një proteste të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, siç është thënë, kundër planeve të presidentit Hashim Thaçi që në bisedimet me Serbinë të diskutohet ndryshimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarë të LDK-së, ka thënë se nuk do ta përkrahin këtë protestë.​

@Fluidi

Provo po ashtu

qeveria

Kosovë, shkarkohet Musa Cena, zëvendësministri i dyshuar për keqpërdorim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi të hënën zëvendësministrin e ministrisë së zhvillimit rajonal, Musa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.