Ballina / EKOLOGJI / “Muri i Madh i gjelbër” u prezantua në OKB
stefano boeriarchitetti, the great green wall, italia, milano, tirana, prishtina, shqipera, kosova, un, climate change

“Muri i Madh i gjelbër” u prezantua në OKB

Projekti për mbjelljen e 1 milion pemëve përfshinë edhe Tiranën, po Prishtinën?

Arkitekti italian Stefano Boeri ka prezantuar në samitin për klimën të Kombeve të Bashkuara projektin e realizimit të korridorëve të gjelbër në Afrikë dhe në Azinë qendrore, duke kaluar nëpër Europë, duke krijuar pyje urbane përreth qyteteve.

Projekti i promovuar nga Kombet e Bashkuara synon krijimin pranë 90 qyteteve të Afrikës dhe Azisë Qendore të 500 mijë hektarë pyje të reja urbane dhe 300 mijë hektarë pyje natyrore brenda vitit 2030. Një shall enorm i gjelbër përreth botës për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike, përcjellë scan.

Boeri, 63 vjeçar, arkitekt dhe urbanist, ekspert i pyllëzimit urban, drejtues dhe themelues i studios me emrin e tij, ka qindra bashkëpunëtorë në Milano, Shangai dhe Tiranë. Ai është profesor në Politeknikun e Milanos.

Projekti parashikon bashkimin e qyteteve të mëdha në projektin e madh të krijimit të korridoreve ekologjike në planet. Puna ka nisur tashmë. Shembulli më i thjeshtë është ajo që po ndodh në Sahel: bashkimi afrikan në 2007 ka nisur projektin e krijimit të një fashe pylli të gjatë 8 mijë kilometra dhe të gjerë 15 kilometra për të ndaluar shpyllëzimin.

Projekti po avancon dhe quhet “Muri i Madh i gjelbër”. Etiopia dy javë më parë ka mbjellë 200 mijë pemë. Fasha e gjelbër e shkretëtirës së Sahel po bëhet e dallueshme edhe nga sateliti.

E njëjta gjë po ndodh edhe në Kinë ku po mbillen qindra mijëra pemë për të ndaluar avancimin e shkretëtirës së Govit. Edhe India ka nisur një projekt të ngjashëm.

Në artikullin e “Ilsole24ore” evidentohet fakti se pjesë e këtij projekti është edhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Artikulli përmend projektin për mbjelljen e 1 milion pemëve përreth kryeqytetit shqiptar dhe se i njëjti plan i ngjashëm me Tiranën po zbatohet në Kajro.

Provo po ashtu

Smart Forest City, meksiko, cancun,

Qyteti si një pyll dhe pemët si një fakt urban

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike, qytetet e së ardhmes do të jenë  nën gjelbërim, e mallrat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.