Ballina / Kulturë / Muri i akullt i “Game of Thrones” shfaqet në kufirin Rusi –Kinë

Muri i akullt i “Game of Thrones” shfaqet në kufirin Rusi –Kinë

Personazhet e serialit të njohur janë të etur të mësojnë se çfarë ka përtej murit, ndoshta këtë pyetje janë duke e bërë edhe Rusia me Kinën.

Në mur i lartë nga akulli dhe dëbora prej 20 metrash është shfaqur në liqenin Khanka në krahinën kineze të Heilongjiang afër kufirit me Rusinë.

Sipas mediave ruse kjo ka ndodhur për shkak të erërave të forta.

Xu Zhong, kreu i stacionit lokal meteorologjik, sqaroi se ky është një rast i rrallë, i cili mund të vërehet kur temperaturat e ulëta kombinohen me erëra të forta dhe ujërat rrjedhin nën sipërfaqen e liqenit.

Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë krahasuar këtë fenomen me murin e akllut që shfaqet në serialin “Game of Thrones”.

Check Also

Martin Luter King

ShBA: Dita e Martin Luther Kingut

Në Shtetet e Bashkuara sot është festë kombëtare, kur amerikanët  kujtojnë udhëheqësin e vrarë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *