Ballina / BOTA / Mundësi të barabarta
Ursula Von de Meyer, be, equality gender

Mundësi të barabarta

Von der Leyen, femra e parë në krye të Komisionit Europian me barazi gjinore me 13 femra dhe 14 meshkuj

Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen,  emëroi ekipin e saj të fortë prej 27 anëtarësh,  ku mbajti danezen Margrethe Vestager në postin kritik të konkurrencës dhe një irlandez,  në krye të tregtisë. Von der Leyen tha se objektivi i ekzekutivit të ri do të jetë trajtimi i ndryshimit klimatik, teknologjisë dhe demografisë.

Von der Leyen, që do të jetë femra e parë në krye të Komisionit Europian,  ka caktuar një ekip me ekuilibër të fortë gjinor, me 13 femra dhe 14 meshkuj. Irlandezi Phil Hoga, që mban aktualisht postin e bujqësisë, do të bëhet komisioneri i tregtisë  dhe do përballet me betejën e përmirësimit të marrëdhënieve me SHBA dhe krijimit të lidhjeve të ardhshme me Britaninë pas Brexit.

Ne do të ndërmarrim veprime të forta kundër ndryshimit klimatik, do ndërtojmë partneritetin me Shtetet e Bashkuara, përcaktojmë marrëdhëniet me Kinën dhe do jemi një fqinj më i besueshëm, për shembull ndaj Afrikës.  Ky ekip do të qëndrojë për vlerat dhe standardet botërore.

Margrethe Vestager do vazhdojë me portofolin e konkurrencës që ka mbajtur 5 vitet e fundit, ku ka luftuar monopolet dhe vendosur gjoba të frikshme ndaj gjigantëve të teknologjisë si Apple dhe Google.

Portofoli ekonomik do t’i kalojë italianit Paolo Gentiloni,  në një kohë kur kontinenti po përballet me rritje të ngadaltë ekonomike, një recesion të mundshëm në Gjermani dhe përplasje me italinë në lidhje me buxhetin.   Komisioni i ri do të ketë një strukturë të re me 8 zv/presidentë,  përfshirë shefin e politikave të jashtme Josep Borrell, që do zëvendësojë italianen  Federica Mogherini.  Hapi i radhës do të jetë miratimi 27 komisionerëve nga Parlamentit Europian.

Provo po ashtu

Talibanët e gatshëm për rifillimin e bisedimeve të paqes me SHBA-në

Grupi militant taliban i ka thënë BBC-së se “dyert e tyre janë të hapura” nëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.