Ballina / KOSOVA / Mundësi për hapjen e bizneseve për më shumë se 300 punëkërkues
punesimi kosova

Mundësi për hapjen e bizneseve për më shumë se 300 punëkërkues

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), shpall të hapur Programin e Vetëpunësimit për vitin 2018, për personat e riatdhesuar në të gjitha komunat e Kosovës si dhe për punëkërkuesit e rregullt në disa komuna të Kosovës, të identifikuara si më në nevojë për mbështetje.

Nëpërmjet “Programit të Vetëpunësimit” synohet të mbështeten mbi 300 punëkërkues në krijimin e bizneseve të tyre. Qëllimi i “Programit të Vetëpunësimit” është të mbështesë krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues, duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Në kuadër të programit do të ofrohet mbështetje me mjete dhe pajisje për personat përfitues.

Afati i aplikimi vlen deri më 13 gusht 2018. Ftoj punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimi, apo të vizitojnë faqet: www.mpms.rks-gov.net dhe http://aprk.rks-gov.net , ku edhe mund të shkarkohen formularët e aplikimit.

@Fluidi

Provo po ashtu

vizat

Avramopoulos: Kosova i plotëson kriteret për liberalizim të vizave

Rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.