Muja: Kushtetuesja zyrtarisht i zhbëri rezultatet e 6 tetorit

Gjykata Kushtetuese: me 19 maj Presidenti i dergon ftese vendeve te Kuint per takim ku kerkohet nga ata te senzibilizojne opinionin per nevojen e respektimit te vendimeve te Gjykates. Me 20 maj, dalin cicerime 7:2 ne favor te Presidentit.

Shkruan: Prof. Armend Muja

Diten e njejte Presidenti rezervon nje interviste kur kerkon te respektohet vendimi. Po te njejten dite, me 20 maj, Gjykata del me deklarate per kinse presionin qe po i behet ne vendimet e saj. Gjate gjithe kohes pretendohej sikur vendimi ishte ende ne pritje. Me 28 maj Gjykata del me nje vendim per ceshtjen e dekretit te Presidentit. Rezultati – ashtu sic ne fakt aludonte Presidenti me 19 maj.

Arsyetimi eshte shkruar me mire sesa te shkruhej nga vet Zyra Ligjore e Presidentit. (1) Konceptualisht pajtohem me opinionin e Gjykates se Qeveria mund te krijohet edhe nga partia e dyte, anipse Gjykata e ka marre kete vendim vetem pasi partia e saj e preferuar nuk eshte me e para. Tash, keto interpretime duhet ti inkorporoni ne Kushtetute sepse nuk jane. Ka shperputhje te plote ndermjet interpretimeve dhe Kushtetutes. Gjykata Kushtetuese do te duhej te rekomandonte te fshihej Neni 84.14 ku thuhet ‘mandatari caktohet ne konsultim me partine fituese [relative]’ – kjo sepse partia e dyte nuk eshte fituese. Ju mund te ndihmoni Presidentin kesaj radhe, por te pakten mos e leni kete mish-mash per gjeneratat e reja. (2) Pajtohem qe Qeveria nuk mund te jete peng i partise se pare, anipse Gjykata kete e ka kuptuar vetem pasi qe partia e saj e preferuar nuk eshte me e para.

(3) Pajtohem qe pas mocionit vendi nuk duhet te shkoj ne zgjedhje domosdoshmerisht, anipse Gjykata kete e ka kuptuar vetem pasi kjo nuk eshte ne benefit te partise se saj te preferuar. Gjykata qellimisht i ka ikur faktit qe Kosova nuk e rregullon as mocionin e mos-besimit e as vote-besimit te Qeverise – kjo me gjase nga frika se mund te duket sikur Presidenti ka shkelur kushtetuten. (4) Gjykata po nenvizon qe Presidenti nuk mundet me shperbe Kuvendin pa 2/3 e votave te deputeteve – ok por rekomandoni qe te fshihet Neni 82.2 ku thuhet se ‘Presidenti mund te shperbej Kuvendin pas mocionit’. Pse po mendoni qe eshte vendsur Neni 82.2 kur ne Nenin 82.1 thuhet qe deputetet mund te shperbejne Kuvendin me 2/3.

(5) Pajtohem kur Gjykata nenvizon qe Qeveria dhe Presidenti nuk mund te abuzojne me kohen e mandatimit, anipse Gjykata kete e thekson vetem kur kjo nuk eshte ne benefit te partise se saj te preferuar – sa mbaj mend Presidenti kishte pritur PAN ti bej numrat rreth 3 muaj. (6) Pajtohem pozita publike eshte privilegj dhe pergjegjesi anipse Gjykata Kushtetuese e nenvizon kete vetem kur nuk eshte ne benefit te partise se saj te preferuar – sa mbaj mend PDK kishte mbajtur Kuvendin te bllokuar per 5 muaj ne vitin 2014. (7) Gjykata Kushtetuese nenvizon qe pas mocionit partia fituese nuk ka te drejte te kerkoj shperberjen e Kuvendit gjate konsultimeve me Presidentin, ndersa me poshte thekson qe Presidenti duhet te konsultohet me partite per shperberjen e Kuvendit – kot fare.

Mund te nxjerret konkluzioni qe Gjykata Kushtetuese, pas humbjes se partise se saj te preferuar, ka kushtezuar qe Zgjedhjet ne te ardhmen te garohen vetem per vendin e dyte dhe vendin e trete dhe me votat e garantuara si percaktuese. Gjykata Kushtetuese ka nje histori te luftimit te evolucionit politik ne Kosove, ka luftuar te gjithe rivalet e Presidentit Thaci, duke filluar nga Sejdiu, Mustafa, Haradinaj dhe se fundmi Kurti. Ne Kosove eshte krijuar nje perceptim fallco sikur Presidenti ka ndikuar ne vendimin e fundit. Une mendoj qe eshte kunderta, me teper duket sikur 6-7 anetare kane keshilluar aktivisht Presidentin para dhe pas mocionit.

Vendimet e Gjykates duhet respektuar sepse nuk ka shteg tjeter ligjor. Megjithate, Gjykata Kushtetuese ne vazhdim duhet tipizuar ashtu sic eshte – instrument i rendit te vjeter, potencialisht Gjykate e agjendes politike te Presidentit Thaci. Zgjedhjet ne vazhdim duhet garuar jo sa per te ndrruar nominalisht Kryeministrin apo Ministrat. Beteja kryesore duhet te behet ne zevendesimin e vendeve vakante te Gjykates Kushtetuese. Cdo shprehje e vullnetit qytetar apo zgjdhjeve jane pa domethenie perderisa Gjykata vazhdon te jete e populluar nga nje shumice e aparatqikeve te rendit te vjeter. Me mire edhe nuk mund te pritej nga nje pjese e tyre, qe duket se jane anonim shoqeror.

Pas perpjekjeve te pareshtura per kufizim te vullentit qytetar, zyrtarisht jane zhbere rezultatet e 6 tetorit. Kosova mund te kete nje Kryeminister te ri javen qe vjen deri ne shkurt 2021 kur ai mund te rrezohet ne pamundesi te zgjedhjes se Presidentit. Disa edhe mund ti gezohen ketij vendimi. Por jam i sigurte, pas ca kohe kur te tejkalohet sindromi i trishtimit ndaj Kurtit, do te uleni, te krahasoni sa qesharake jane Vendimet e Gjykates te vitit 2014 ne kombinim me vendimin e vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.