Ju ftojmë në këtë udhëtim magjepsës nëpër xhamitë dhe pallatet qindravjeçare të Iranit.
Fotot e publikuara në “Instagram” nga një djalë me emrin m1rasoulifard tregojnë historinë e arkitekturës iraniane, me zbukurimet shumëngjyrëshe të kuruara deri në hollësi.
Duke qenë ndërtesa historike, në shumë prej xhamive nuk lejohet fotografimi, ndaj këto foto marrin vlerë akoma më të madhe.