Ballina / KURIOZITETE / Mrekullitë e planetit: Gropa më e thellë në botë 600 metrash

Mrekullitë e planetit: Gropa më e thellë në botë 600 metrash

E quajnë Xiaozhai, Gropa hyjnore, dhe është gropa më e thellë në botë.

Popullata loka e ka ditur që ekziston, por për shkencëtarët është bërë e njohur vetëm në vitin 1994. Supozohet se është krijuar para rreth 10.000 vitesh pas shembjes së shpellës, të cilën e ka krijuar lumi nëntokësor i gjatë dhjetë kilometra.

Në fund të Gropës hyjnore edhe sot mund të shihet lumi, kurse është interesante se është vetëm kjo pjesë e lumit Nigong, e cila del në sipërfaqe. Gropa është aq e madhe, me vëllim prej qindra miliona metrash kub, se ka zhvilluar ekosistemin e saj. Shkencëtarët kanë identifikuar 1.000 lloje të ndryshme bimësh e kafshësh në atë gropë, ndërsa ka dëshmi se madje edhe leopardët jetojnë atje.

Përkundër biodiversitetit, Gropa hyjnore është shumë më e njohur si cak për sporte ekstreme, si për shembull base jumping.

Provo po ashtu

Ja si duket eklipsi nga gjithësia

Gjithnjë e më të shpeshta janë pamjet e regjistruara nga gjithësia. Në këte video prezentphen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.