Ballina / Shkencë / Mrekullitë e evolucionit: Me ishullin rikthehet edhe zogu i zhdukur njëherë

Mrekullitë e evolucionit: Me ishullin rikthehet edhe zogu i zhdukur njëherë

Një lloj zogjsh jofluturues, i cili e popullzonte një ishull në oqeanin Indian është zhdukur pasi që oqeani e ka përfshirë ishullin e tij, por pastaj me kthimin e ishullit është kthyer edhe ky lloj.

Disa dhjeta mija vite para ardhjes së këndëzit kokëbardhë në atolin Aldabru, ky shkëmb detar ka qenë i banuar nga një lloj i ngjashëm i jofluturuesve, i cili i pari ka evoluuar nga parardhësi i tyre i përbashkët në Madagaskar. Ky lloj është zhdukur para 136.000 vitesh, kur rritja e nivelit të detit e ka përmbytur ishullin, i cili është paraqitur përderi para rreth 100 mijë vitesh për shkak të epokës së akullanajave, e cila ka shkaktuar rënien e nivelit të detit.

Paraardhësit e tyre pra dy herësh e kanë popullzuar ishullin Aldabra dhe që të dyja herët e kanë humbur aftësinë e fluturimit për shkak të mungesës së grabitçarëve. Ky proves i zhvillimit të një lloji, në kohë të ndryshme, nga paraardhësi i përbashkët quhet iterativ, d.m.th. me evolucion të përsëritur.

Duke i krahasuar eshtrat e tyre, shkencëtarët kanë konstatuar se evolucioni i tyre ka ndodhur dy herë brenda disa mijëra vitesh. Ky është rasti i parë i shënuar i evolucionit iterativ në gjininë Rallus, të cilës i përkasin edhe zogjët e përmendur, shkruan “Independent”.

Provo po ashtu

Supozimi i radhës: Gjithësia mund të jetë 2 miliardë vjet më e re

Gjithësia duket se është më e re çdo ditë, pasi disa matje sugjerojnë se ajo …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.