Ballina / SPORT / Mrekulli në “Elbasan Arena”, kualifikohet Skënderbeu

Mrekulli në “Elbasan Arena”, kualifikohet Skënderbeu

“Ujqit e dëborës” kanë bërë mrekullinë duke u kualifikuar në “Elbasan Arena” pas gjuajtjeve nga pika e bardhë e penalltisë për në fazën e play off-it.

Ndeshja ka nisur me disavantazhin e humbjes me rezultatin 2-1 në Çeki, situata është komplikuar akoma edhe më tej në minutën e 18, kur çekët e Mlada Boleslav kaluan në avantazh me anë të Janos.

Por “Ujqit e dëborës” nuk janë dorëzuar dhe janë shpërblyer me dy gola në pjesën e dytë, Sabien Lilaj barazoi shifrat e ndeshjes në 1-1 nga pika e bardhë e penalltisë në të 55-ën. Ndërsa Sebino Plaku, i sapo hyrë në lojë ka shënuar golin e dytë për korçarët, duke barazuar edhe shifrat e dy ndeshjeve në 3-3, rezultat që ka çuar ndeshjen në shtesë.

Por pavarësisht dominimit të 30 minutave të shtesës nga Skënderbeu, loja e luajtur nuk u përkthye në gol, duke e lënë rezultatin e pandryshuar.

Gjithçka u zgjidh nga pika e bardhë e penalltisë, ku “ujqit e dëborës” u treguan më të saktë, e duke fituar 4-2.

@Fluidi

Provo po ashtu

Gazmend Sinani

Vdes në një aksident basketbollisti Gazmend Sinani

Gazmend Sinani, përfaqësues i Kosovës në basketboll, ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.