fbpx
sulmi Las Vegas

MPJ: Në Las Vegas nuk ka kosovarë të vrarë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se deri më tani asnjë kosovar nuk është i prekur nga sulmi i fundit që ndodhi në Las Vegas.

Se nuk ka asnjë kosovar të prekur nga ky sulm kanë bërë të ditur për MPJ dhe Ambasada e Kosovës në Washington, transmeton Klan Kosova.

59 persona mbetën të vdekur e mbi 500 të tjerë të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri të llojit automatik, nga një sulmues 64 vjeçar i cili sipas policisë është vetëvrarë pasi ka kryer aktin vdekjeprurës në distancë prej 304 metrash.

Ai shtiu me automatik në mesin e turmës prej 22 mijë personash të cilët po ndiqnin koncertin treditor në një nga resortet më të njohura në Las Vegas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.