Mozaikët Durrës

Mozaikët e rrallë të Durrësit

“A jeni kurioz për të parë mozaikët e rrallë apo të provoni vet sesi ndërtoheshin këto vepra arti dikur? Atëherë duhet të shkoni patjetër në Durrës!”, kjo është ftesa që bën Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ministrja ka publikuar një video të veçantë nga vizita në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ku shihet sesi po punohet për të riprodhuar një nga mozaikët e rralle te qytetit te Durrësit – ai i hipokampusit.

“Në Muzeu Arkeologjik Durrës, tryeza e Qazim Kertushes dhe Ivo Mojit është krijimtari dhe zbavitje që rikrijon mozaikun e fshehur nën tokë. Vizitoni muzeun dhe zbavituni… Mos e humbni këto ditë procesin e krijimit. Bëhuni bashkautorë të mozaikut”, shkruan Kumbaro në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.