Mourinho: Messi nuk vjen në Manchester United

Jose Mourinho ka mohuar zërat se ylli argjentinas mund të transferohet te Manchester United.

Ditëve të fundit janë përhapur fjalë se Lionel Messi nuk do të vazhdojë kontratën me Barcelonën dhe mund të transferohet në Angli në njërin prej dy klubeve të Manchesterit.

Një gjë të tillë e ka përgënjeshtruar trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho i cili shpreson që Messi do të qëndrojë në Camp Nou, pasi që Barca është ekipi ideal për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

“Çdo vit përsëritet e njëjta histori me të ardhmen e Messit. Gazetat gjithnjë pohojnë se ai do të largohet, por në fund ndodh e kundërta”, ka deklaruar Mourinho.

“Sinqerisht, unë shpresoj që ai të qëndrojë përgjithnjë në Barcelonë, pasi që të dyja palët i përkasin njëra tjetrës”.

“Gjëja më natyrale dhe më e bukur do të ishte që Messi ta përfundonte karrierën në Barcelonë”.

“Unë mendoj se ai do të qëndrojë atje, por ky është një mendim personal. Një gjë mund t’iu siguroj se Messi nuk vjen në Manchester United”, ka përfunduar Mourinho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.