Ballina / Lajme / Moti: Edhe një javë e ngrohtë

Moti: Edhe një javë e ngrohtë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.

Gjithashtu, sipas njoftimit të IHMK-së, kjo situatë stabile vjen si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

“Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdojë edhe për 6-8 ditë, ku më pas pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për reshje shiu”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Provo po ashtu

macron, maqedonia, be

Shpresat e Maqedonisë për në BE

Macron thotë se se nuk do të pranojë zgjerim të BE-së derisa vet brenda BE-ja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.