Ballina / Shëndet & Fitnes / Mosha e nënës ndikon në problemet gjenetike?!
shtatzenia

Mosha e nënës ndikon në problemet gjenetike?!

Femrat janë shumë të brengosura se duke kaluar mosha  e tyre rreziku që të fëmijët të lindin me të meta gjenetike rritet.

Të metat në lindje apo crregullimet në gjenetikë, janë shpesh të shkaktuara prej anomalive kromozonale, të cilat ndodhin kur vezorja e nënës ose sperma e babait përmban numër të gabuar të kromozoneve.

Për të zbuluar nëse qelizat vezë të cilat zhvillohen më vonë kanë rrezikshmëri më të lartë për anomali kromozomale sesa ato që zhvillohen më herët, Ross Rowsey, një student i doktoraturës në Universitetin e Washingtonit dhe autor kryesor në këtë shkrim, ka numëruar numrin e proteinave të cilat mbështjellin qelizën vezë të fetusit në mosha të ndryshme të mbarrësimit.

“Ne pamë që ka një numër jashtëzakonisht të madh të ndryshimeve ndërmjet vezoreve dhe ndërmjet femrave”,thotë ai, që sipas tij, ato nuk varen nga koha.

Pra, kur ekziston rreziku që gjasat për defekte të mundshme gjatë lindjes të rriten me kalimin e moshës, Rowsey thotë se, më shumë ngjan në atë se nuk ka moshë të nënës që ndikon në vezë, por ka vetëm faktorë të ndryshëm që ndikojnë dhe duhet të shpjegohen.

“Nuk mund të anashkalohet fakti që proteinat të cilat i lidhin kromozomet së bashku mund të degradohen me kalimin e viteve ashtu sic edhe numri i vezëve varfërohet me kohë”, ka thënë ai.

Përkundër shkaqeve, sipas tij, ndikimi i moshës së nënës është i pashmangshëm.

“Norma e anomalive kromozomale duket të jetë shumë e cuditshme në llojin e species tonë”, ka thënë  biologu Hassold. infoglobi/V.B.

@infoglobi

Provo po ashtu

Drita e ekraneve përshpejton procesin e plakjes

Ekspozimi i madh ndaj dritës së kaltër të ekraneve të telefonave dhe kompjuterëve përshpejton plakjen. …