Ballina / KURIOZITETE / “Mos u shqetësoni, është burri im i parë. E vrava para 20 vjetësh”
kafka

“Mos u shqetësoni, është burri im i parë. E vrava para 20 vjetësh”

Një kopshtar gjeti një kafkë njeriu, ndërsa mbillte patate, por pronarja e shtëpisë i tha se ishin eshtrat e bashkëshortit të saj të parë, i vrarë prej saj dhe i varrosur rreth 20 vite më parë.

Gruaja 60-vjeçare shpjegoi qetësisht “mos u bëni merak – është burri im i parë’ pas zbulimit të zymtë në kopshtin e shtëpisë së saj në Luzin, një fshat në rajonin Omsk të Siberisë.

Ajo i rrëfeu vrasjen partnerit të saj të ri, duke varrosur eshtrat.

“Harrojeni dhe nuk do t’i tregojmë policisë”, ishte porosia e saj.

Megjithatë, ai injoroi udhëzimet dhe u tha oficerëve.

Gruaja e paemëruar rrëfeu për vrasjen e bashkëshortit të saj, tha Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili shqyrton krime të rënda.

Policia gërmoi kopshtin e perimeve dhe gjeti eshtra të tjera. Një gjyqtar e vuri gruan nën arrest shtëpie gjatë hetimit penal.

Ajo përballet me akuzën për vrasje me paramendim me një dënim maksimal prej dhjetë vjet burg.

“Duke mbjellë patate ky njeri mund të ketë shpëtuar jetën e tij”, tha një zyrtar lokal.

@Fluidi

Provo po ashtu

mallkuara

Vendet e mallkuara të botës

“Mendoj se të gjithëve na pëlqen të frikësohemi nga pak, apo jo?”, thotë autori dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.