martesa unazat

Mos u martoni me një mashkull që i ka këto karakteristika

Kur të dashuroheni nuk mund të mendoni për gjë tjetër përveç se të martoheni me te. Dashuria ju verbëron dhe keni tendenca të merrni vendime të gabuara, për të cilat do të pendoheni më vonë.

Pra imagjinoni të martoheni me një mashkull i cili mendon se nuk ia vleni, i cili nuk pëlqen të shihet në publik me ju apo mendon se nuk keni karakteristika të cilat i do te një vajzë.

A nuk është kjo gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një dame?

Duke marrë parasysh këtë, më poshtë i keni disa karakteristika, të cilat nëse mashkulli juaj i posedon, assesi mos u martoni me të:

I thyen premtimet e tij

Mund ta falni dikë i cili i harron disa ditë të rëndësishme dhe nëse e thyen ndonjë premtim rrallë herë. Por çfarë nëse i thyen premtimet shpesh? Nëse mashkulli juaj e bën këtë, atëherë është koha të ndaheni nga ai dhe ta gjeni dikë i cili i mban premtimet!

Nuk ju respekton dhe ju abuzon

A ju duhet një arsye tjetër për ta prishur lidhjen dhe për të mos u martuar me një mashkull si ai? Një mashkull i cili nuk din t’ju respektojë dhe abuzon me gruan e tij nuk ia vlen të quhet as mashkull! Vetëm ndahuni nga ai dhe mos flisni kurrë më me të!

Gënjen

Lidhjet dashurore janë të bazuara në besim të ndërsjellë, dhe nëse ai gënjen, atëherë kjo o shenjë se atij nuk duhet besuar dhe duhet ndarë me të!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!