Ballina / Kulturë / ‘Mos harro – gjithmonë dikush a diçka të pret’: Shprehje briliante nga Charles Bukowski

‘Mos harro – gjithmonë dikush a diçka të pret’: Shprehje briliante nga Charles Bukowski

“Të shkruash poezi nuk është e vështirë. Të jetosh është e vështirë.”

“Atëherë isha një djalosh një mijë vjeç. Tani jam një plak që pret të rilindë.”

“Secili ka të metat e veta, dihet. Por unë isha tri herë më lart se persekutorët e mi.”

“Kaloja para dyqind vetave dhe nuk arrija të shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore.”

“Mendoni për miliona veta që jetojnë së bashku edhe pse nuk iu pëlqen, e urrejnë punën por kanë frikë ta humbasin, nuk ka pse të çuditësh që e kanë atë fytyrë të cilën e kanë.”

“Jam i sigurtë që do të më jepet një minutë për t’i menduar të gjitha herët që doja ta ulërija atë që ndjeja, por kam heshtur nga frika se nuk do të kuptohem, dhe do të pendohem për synimet të cilat i kam braktisur ngaqë frika se do të dështoja më ka ndaluar t’i vazhdoja.”

“Kjo jetë është një e përdalë. Shkon kështu çakërqejf, sepse ka çaste që të lënë shije të hidhur në gojë, e të tjera çaste aq të bukura sa të bëjnë të harrosh paudhësitë e pafundme të jetës.”

“Ndryshimi midis një demokracie dhe një dikature është se në një demokraci ti voton një herë e pastaj i merr udhërat; në një diktaturë nuk e shpenzon fare kohën duke votuar.”

“Gjenialitet mund të jetë aftësia për të thënë gjëra të thella në një mënyrë të thjeshtë.”

“Disa njerëz nuk zemërohen kurrë, kushedi çfarë jete të tmerrëshme duhet të kenë ata.”

“Një intelektual e thotë një gjë të thjeshtë në një mënyrë të vrazhdë. Një artist e thotë një gjë të vrazhdë në një mënyrë të thjeshtë.”

“Filloni ta shpëtoni botën duke shpëtuar një njeri çdo herë; gjithçka tjetër është romantikë madhështore ose politikë.”

“Është e mundur të dashurosh një qenie njerëzore nëse nuk e njeh atë më tepër se duhet.”

“Ka gjithmonë diçka që na i rrënon jetët tona. Gjithka varet se cila prej tyre nga bie hise e para.”

“Ne të gjithë jemi pengje dhe jemi të gatshëm të merremi peng.”

“Skllavëria nuk u shfuqizua kurrë, ajo vetëm u shtri për të përfshirë të gjitha ngjyrat.”

“Ajo që ka më tepër rëndësi është si çan ti përmes flakës.”

“Problemi me pijen është ky, mendova, derisa po i mbushja vetes një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe, ti pi në përpjekje për ta harruar; nëse ndodh diçka e mirë, ti pi për të festuar; dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi që të ndodhë diçka.”

“Mos harro – është gjithmonë dikush apo diçka duke të pritur ty, diçka më e mirë, më inteligjente, më e keqe, më jetëgjatë….”

“Njeriu do të duhej të vdiste dy herë, para se të fillonte të jetonte si duhet.”

“Problemi me botën është se njerëzit e zgjuar janë plot me dilema, ndërsa njerëzit e marrë kanë ndarë përfundimisht mendjen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.