Ballina / KRYESORE / ‘Mos fito botën duke humbur shpirtin’: Flet Bob Marley

‘Mos fito botën duke humbur shpirtin’: Flet Bob Marley

1. Çdo njeri ka të drejtën të vendosë për fatin e tij.

2. Nuk besoj tek vdekja, as tek mishi, as tek shpirti.

3. Kur mbyllet një derë, a nuk e kupton se është hapur një tjetër?

4. Mos fito botën duke humbur shpirtin. Urtësia është më e mirë se argjendi dhe floriri.

5. Mos gjyko, para se të gjykosh veten. Mos gjyko, nëse nuk je gati të gjykohesh.

6. Në këtë të ardhme të madhe, nuk mund ta harrosh të kaluarën.

7. Një turmë e uritur është një turmë e zemëruar.

8. Një gjë e mirë që ka muzika, është se kur të godet, ti nuk ndien dhimbje.

9. Më mirë të vdesësh duke luftuar për lirinë, se sa të jesh i burgosur gjithë ditët e jetës tënde.

10. Çdo gjë është politike. Unë vetë nuk do jem asnjëherë politika apo të mendoj politikisht. Unë merrem vetëm me natyrën dhe jetën. Kjo është gjëja më e madhe për mua.

11. Liria e shprehjes mbart një farë lirie për të dëgjuar.

12. Nuk di si të jetoj mirë. Unë di vetëm si të vuaj.

13. Jeto për veten dhe do të jetosh më kot; jeto për të tjerët dhe do të jetosh përsëri.

14. Disa njerëz e ndiejnë shiun. Të tjerë thjeshtë lagen.

15. Ata që përpiqeshin ta bënin këtë botë më të keqe nuk marrin pushim. Atëherë përse duhet të marr unë?

16. Kur rrënjët janë të forta, frutat janë të ëmbla.

17. Pushtoji djajtë me një gjë të vogël që quhet dashuri.

18. Ai nuk është i përsosur. As ti nuk je, dhe të dy bashkë nuk do jeni kurrë të përsosur. Por nëse ai të bën të qeshësh të paktën një herë, të bën të mendosh dy herë, dhe nëse ai pranon se është njeriu dhe bën gabime, mbaje fort dhe jepi maksimumin.

Ai nuk do të të citojë poezi, ai nuk mendon për ty në cdo moment, por ai do të të japë një pjesë të vetes së tij që e di se ti mund ta thyesh. Mos e lëndo, mos e ndrysho, dhe mos prit më shumë nga sa ai mund të japë.
Mos analizo.
Buzëqesh kur ai të bën të lumtur, ulërit kur ai të mërzit, dhe ndieja mungesën kur nuk është. Dashuro fort aty ku ka dashuri. Sepse djemtë e përsosur nuk ekzistojnë, por ka gjithmonë një djalë që është i përsosuri për ty.

19. E vërteta është që të gjithë do të të lëndojnë. Puna është të gjesh atë, që ia vlen të vuash.

20. Erërat që ndonjëherë na marrin diçka që e duam, janë po të njëjtat që na sjellin diçka që mësojmë ta duam.

21. Emancipohuni nga sklavëria mendore, askush përveç vetes sonë nuk mund të na i çlirojë mendjet.

22. Në bollëkun e ujit, vetëm një budalla është i etur.

23. Fakti që je i lumtur nuk do të thotë që dita është e përsosur, por thjeshtë që ti ke parë përtej papërsosmërive të saj.

24. Unë nuk jam i arsimuar, unë jam i frymëzuar. Po të isha i arsimuar, do të isha budalla.

25. Bari i fqinjit gjithnjë duket më i gjelbër.

SI U NGRIT BOB MARLEY NË NJË NDËR LAGJET MË TË VARFRA DERI TEK NDRYSHIMI I BOTËS ME KËNGËT E TIJ

Bob Marley, Mbreti i Reggae.

I lindur më 6 shkurt 1945, në St. Ann Parish, Xhamajka.

Ai jetoi në lagjet e varfra të Xhamajkës në fëmijërinë e tij të hershme, gjë që zakonisht çon në krijimin e një mentaliteti të fajësimit, negativizmit, hakmarrjes, mungesës së shpresës dhe më shumë.

Përkundrazi, zemra e tij ishte e mbushur me dashuri, mirënjohje dhe gëzim.

Ai kaloi vitet e para në një fshat rural, por më vonë familja u zhvendos në Kingston, Xhamajka, me shpresën për të bërë një jetë më të mirë për veten e tyre.

Atje ata vazhduan të jetojnë në varfëri.

Bob Marley referohej si ‘bardhë’ nga vendasit, pasi që fytyra e tij kishte shumë karakteristika të racës së bardhë.

Kjo e bëri atë të ndihej i izoluar nga njerëzit atje, megjithëse donte të ishte pjesë e komunitetit.

Robert Nesta Marley vendosi që kjo ngjarje nuk ka domosdoshmërisht nevojë të formëson se kush është ai dhe si do të duket e ardhmja e tij.

Ai i pranoi këto pengesa si pjesë të udhëtimit, dhe nuk i lejoi ta zbehin vizionin e tij ose të marrin kontrollin mbi mendimet dhe paqen e mendjes.

Ai pranoi se ai është pjesë e 2 racëve, u bë i sigurt për origjinën e tij dhe e konsideroi veten në anën e Perëndisë.

Ai tha se e gjithë kjo e ndihmoi të zhvillonte filozofinë e tij dhe se ai nuk ishte as në anën e bardhë, as në të zezë.

Bob Marley la shkollën shumë herët dhe u bë një saldator.

Ai vendosi se është më mirë për të gjithë nëse largohet, pasi kishte pësuar një lëndim në punë.

Por para kësaj, një mik i mirë nga fëmijëria jo vetëm që ndau pasionin e tij për muzikën, por e frymëzoi atë për të mësuar të luante kitarë.

Muzika ishte si arratisja e tij nga realiteti.

Një nga filozofitë kryesore të Bob Marley është se ne duhet të jetojmë me mendje të lirë dhe se ne jemi përgjegjës për cdo gjë.

Nëse vendosim, mund ta çlirojmë veten nga barra e të gjitha gjërave të këqija që ekzistojnë në botë dhe mund të gjejmë paqe.

Ai e përdori muzikën si një mjet për të përhapur mesazhin e tij dhe për t’i ndihmuar njerëzit të ndiheshin mirë.

Një pjesë e madhe e historisë së jetës së Bob Marley është kur filloi grupin e tij të parë në vitin 1962.

Ky grup u quajt The Wailers pasi ata e konsideronin veten të vuajturit e lagjes.

Në atë kohë Bob Marley ishte 17 vjeç dhe gjithashtu takohet me gruan e tij dhe një person që e konsideron mentorin e tij – Joe Higgs – i cili ndikoi në mentalitetin dhe jetën e tij.

Menjëherë pas, Higgs fillon stërvitjen e grupit të ri dhe i ndihmon ata me shkrim dhe këndim.

Dy vjet më vonë Wailers shesin më shumë se 80.000 kopje dhe bëhen pjesë e historisë reggae.

Jeta e Bob Marley është një shembull i ndjekjes së pasionit tuaj, duke e kthyer negativitetin në pozitivitet, të gjeni qëllimin tuaj dhe të mos dorëzoheni përballë padrejtësive.

Filozofia e tij do të jetojë për sa kohë që muzika e tij është me ne, dhe çdo brez i ri do të dëgjojë për muzikantin xhamajkan që nisi nga asgjë dhe ndryshoi botën me artin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.