foshnja, jodi

Mos e harroni rëndësinë e jodit për foshnjën tuaj

Të gjithë e dimë se ekzistojnë ushqime që janë shumë të dëmshme për shtatzëninë, por gjithashtu ekzistojnë edhe ato të mira.

Jodi është mineral që çdo ditë duhet të jetë i pranishëm në ushqimin e grave shtatzëna. Organizata Botërore e Shëndetësisë mendon se mungesa e jodit, gjithandej në botë, është shkaktari kryesor i zhvillimit të pamjaftueshëm të trupit në fetus, gjë që mund të pengohet.

Një tjetër arsye për marrjen së sasi të mjaftueshme të jodit në shtatzënësi është gjëndra tiroide, e cila nëse nuk e kryen funksionin e saj si duhet, shton rrezikun nga lindja e parakohshme.

Pasi që jodi është i  rëndësishëm në tre vitet e para të zhvillimit të trurit të fëmijës, është e rëndësishme të futeni në ushqim të përditshëm. Me vetëm 150 mikrogram në ditë, njeriu i plotëson nevojat e përditshme të jodit, ndërsa në shtatzënësi këto nevoja janë pak më të mëdha, rreth 250 mikrogramë.

Duke ditur se trupi nuk  prodhon jod, njeriu duhet të zgjedhë ushqime të pasura me jod, si peshk, kungull i njomë dhe hudhra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.