Raka: Mos dilni jashtë, mund ta përhapni koronavirusin pa simptoma

Mikrobiologu Lul Raka ka bërë një thirrje të re të shtunën, teksa numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka mbërritur në 135.

Përmes një statusi në “Twitter” ai shkruan se secili mund ta përhapë virusin edhe nëse nuk ka fare simptoma të sëmundjes.

Raka në të njëjtën kohë ka udhëzuar që të dilet vetëm për blerjen e ushqimit dhe barnave.

“Dilni jashtë vetëm për të blerë ushqim dhe barna; mbani distancën 2 metra nga çdokush që ju afrohet; pastroni duart posa të vini në shtëpi; mos shkoni në vizita askund”, shkruan ai.A po e shihni se të gjitha partitë i kanë “muxhahedinët” e tyre dhe po ua ngacmove idhullin e tyre (apo edhe më keq nëse ua lavdon kundërshtarin e tij!) dhe politikat partiake – vërsulen si anzat! Foli diçka për Kosovën, le të themi po deshët edhe jo aq të qëlluar dhe – filloi histeria kundër filozofit slloven Sllavoj Zhizhek!

Njerëz, të cilët nuk marrin mundin të lexojnë së paku artikullin për të në Wikipedia, e të mos themi se nuk janë të zotët ta lexojnë si duhet asnjë artikull të tij, të cilët me lehtësi mund të gjenden gati në të gjitha gazetat e rëndësishme të botës, e quajnë “llom”, “mbrapshtan” e kushedi si tjetër!

Zhizheku (Slavoj Žižek) nuk është Handke! Zhizhek është i majtë, por të jesh i majtë nuk është si të jesh heretik në kohën e inkuizicionit! E majta ekziston kahmos në botë edhe sot e kësaj dite! Në ShBA, për shembull, demokratët konsiderohen të majtë. Bill Sanders, i cili, ndonëse për fat të keq edhe atje po “luftohet” me etiketa, ndaj e quajnë “socialist” – nuk është kundër demokracisë liberale! Të jesh i majtë nuk do të thotë të jesh stalinist, nuk do të thotë të jesh për diktaturë, e – siç aludohet shpesh te ne – as të jesh përkrahës i Serbisë a i Rusisë! Të jesh i majtë nuk do të thotë të jesh enverist! Majtizmi i “diktaturës së proletariatit”, pos në Korenë veriore, ka përfunduar në plehrat e historisë!

Se sa i çmuar është ai në botë ndoshta është tregues i mjaftueshëm se “Foreign Policy” në vitin 1912 e ka vënë Zhizhekun në listën e 100 mendimtarëve kulmorë të botës (Top 100 Global Thinkers), sepse “i ka dhënë zë epokës së absurditetit”. (Wikipedia).

Sigurisht, nuk e kam fare hallin e Zhizhekut për etiketimet tona, jehona e të cilave nuk arrinë më larg se në Keçekollë, po te (pa)kultura politike të cilën e kultivojnë partitë tona!

PS: Në linqet në koment mund të lexoni artikujt e tij në New York Times dhe në “The Guardian”. Në linkun e fundit është fjala hyrëse serbisht në debatin e tij me Jordan Pitersonin, i cili ka zgjuar vëmendje të madhe ne botë (besoj se mund të gjendet edhe ndonjë video e debatit ne gjuhën angleze).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.