Ballina / KOSOVA / Morina: Vrasësi i Enver Malokut është deputet, nuk është i LDK-së
enver maloku

Morina: Vrasësi i Enver Malokut është deputet, nuk është i LDK-së

Gazetari e publicisti Bajrush Morina ka deklaruar se vrasës i gazetarit të ndjerë Enver Maloku është një deputet i Kuvendit të Kosovës.

Përgjegjës për vrasjen e Malokut është deputeti dhe bashkëshortja e këtij të fundit.

Morina ka refuzuar të publikojë emrin e vrasësit, por si ka shpjeguar ai “”Vrasësi deputet nuk është i LDK-së”.

Enver Maloku i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, u vra më 11 janar 1999, në një kohë kur situata ishte mjaft e rënduar nga lufta dhe kur urrejtja e atyre që clësoheshin si krah i luftës ndaj pacifistëve po kulmonte.

Pak metra prej banesës së tij në përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës.

Mediat e huaja e kishin përcjellur me interes edhe funeralin e veprimtarit të LDK-së, i cili ka mërita të mëdha në informimin e publikut në një kohë mjaft të vështirë për Kosovën.

Pas vrasjes së Malokut rreth 70 gazetarë kishin marshuar në rrugët e Prishtinës.

Check Also

droga

Droga po shitet në Kosovë edhe përmes postës

Dilerët e drogës së fundi po praktikojnë një mënyrë të re të shit-blerjes së drogës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *