Monumentet e para të trashëgimisë

Mbi një mijë vende të botës janë pjsë e Listës së Trashëgimisë botërore, e ajo po pasurohet nga dita në ditë.

Vendet e para që janë futur në këtë listë qysh në vitin 1978  kur u mbajt takimi i parë në Washington, janë Ujëdhesat Galapagos në Ekuador, Parku nacional Yellowstone në SHBA si dhe ujëdhesa e Goree-së në Senegal.

Në Listën e Trashëgimisë botërore mund të regjistrohen ‘thesaret’ e shteteve që janë nënshkruese të Konventës për Trashëgiminë. Fillimisht ate e kishin nënshkruar vetëm 40 shtete, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por 36 vjet pas nominimeve të para, shihet se Konventën e kanë nënshkruar të 191 shtetet anëtare të OKB-së.

“Ekzistojnë bukuri të shumta natyrore e kulturore anekëndë rruzullit. Eshte çështje goxha e madhe të jeshë shtet që ke ndonjë ‘bukuri’ në këtë Listë’, thotë Mechtild Rossler, Zëvendës Drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së.

Sipas tij qeveritë e shteteve të ndryshme përgatiten me vite që të nominojnë ndonjë lokacion natyror apo monument kulturor . Prezwervimi, mbrojtja e tyre është e rëndësishme. Këto lokacione janë pjesë e mbrojtjes së UNESCO-së.

Ja cilat janë 12 ‘destinacionet’ e para të kësaj Liste, e cila sot numëron mbi një mijë sosh:

monumente 1

Parku Nacional ‘L’Anse aux Meadows’ i Kanadasë, përkatësisht mbetjet  asaj që dikur konsiderohej vendbanim i vikingëve e që në fjalorin popullor njihet si ‘vendbanimi i parë i europianëv në Amerikën e dikurshme Latine’ .

monumente 2

Parku Nacional Nahanni, poashtu në Kanada, që shquhet me lumin e bukur Nahanni, ujëvaret , majat e granitit dhe kanjonet e thella. Aty ndodhen rreth 40 lloj të mamutëve dhe mbi 170 lloje të zogjëve.

monumente 3

Ujëdhesat Galapagos në Ekuador: Janë gjithësej 19 sosh që përbëjnë arqipelagun e famshëm të Galapagos, që njihet me florën e faunën fantastike, e cila si është shkruar shpesh ‘kai inspiruar edhe vetëCharles Darwinin për teorinë e evolucionit, e cila është ende themel i shkencave natyrore.

monumente 4

Qyteti Quito, Ekuador: emërohet në bazë të fisit që ka jetuar aty para pushtimit nga Spanja. Ai u ndërtua në shkullin e 16 mbi themelet e qytetit të lashtë Inka. Përkundër tërmeteve të shumta ai është i ruajtur mjaft dhe reflekton gërshetimin e kulturave të vjetra indogjene dhe atyre të mëvonshme europiane.

monumente 5

Parku Nacional Simien në Ethiopi

I njohur me speciet e rralla në botë si dhija Walia apo babuni alada, që nuk kzistojnë askund tjetër pos në këtë park nacional. Simien është vend shumë i veçantë. Aty ndodhen mbi 400 lloje të shpendëve. E natyra pësrshkruhet si e rrallë dhe e paparë gjetkë në botë.

monumente 6

Kishat Rock-Hewn në Lalibela të Ethiopisë

Në shekullin 12 Mbreti Lalibela kishte vendosur të ndërtojë : Jerusalemin e Ri’ në bjshkët e Ethiopisë për ti mundësuar të krishterëve që të kryejnë ceremonitë e tyre fetare.

monumente 7

Katedralja Aachen në Gjermani

Stil jo i zakonshëm për Gjermaninë perëndimore . Fillimisht kjo katedralë ishte një vend relaksi që shfrytëzohej si banje e pishinë. Ajo sot është një monument fetar. Ka dyer nga bronzi , shtylla greke e mermer italian. Mozaiku dikur i famshëm i saj është shkatërruar, por ende kanë mbetur gjurmë nga ai.

 

monumente 8

Qendra Historike e Krakovës, Poloni

Kryeqyteti i dikurshëm i Polonisë Krakova daton që nga shekulli i 13 dhe konsiderohej si njëri ndër qytetet më të fuqishme tregtare të asaj kohe në Europë. Njëkohësisht ai dallohej me qendrën e tij të lashtë universitare.

monumente 9

Minierat e kripës në Wieliczka dhe në Bochnia, poashtu në Poloni

Janë pjesë tjera të trashëgimisë së Polonisë që u futën në listën e monumenteve dhe të trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO.

monumente 10

Ujëdhesa  Goree, Senegal

Besohet se që nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19 rreth 20 milion afrikanë kanë vizituar ujëdhesën Goore, por jo me qëllim të të bërit turizëm. Ata e ‘vizituan’ ate në cilësinë e skllevërve’ sepse kjo ujëdhesë në të kaluarën ishte qendra e tregtisë me skllevër.

monumente 11

Mesa Verde Parku Nacional në SHBA

Ndodhet në jugperëndim të Kolorados dhe daton që nga shekulli i gjashtë . Mbi te është ndërtuar një fshat fantastik i quajtur poashtu Mesa. Parku dallohet me mbetjet e sistemeve të ujësjellsit të ndërtuara me teknika që njeriu nuk e besonte se kanë qenë të njohur sa shekuj më parë.

monumente 12

Parku nacional Yellowstone poashtu në SHBA

U krijua qysh në vitin 1872, dhe është njëri nga parqe të pakëta me ekosisteme të paprekura nga dora e njeriut. Parku ka mbi 10 mijë burime termale që besohet se janë sa gjysma e burimeve në gjithë rruzullin tokësor.

INFOGLOBI