Ballina / RAJONI / Monument për të kujtuar hebrenjtë
tirane, shqiperi, holokausti

Monument për të kujtuar hebrenjtë

Shqiptarët, vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e botës nuk i mbronte

Në kujtim të hebrenjve që humbën jetën në Europën e viteve të errëta dhe në nderim të qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre të varfra për ti strehuar dhe mbrojtur, Tirana do të ketë një memorial dinjitoz në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve për ngritjen e këtij memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit në Parkun e Liqenit, i cili do të shërbejë si një hapësirë mendimi, kujtimi dhe reflektimi.

Memoriali përbëhet nga pllakada me të njëjtin mesazh në gjuhën angleze, hebreje dhe shqip. “Ky monument ngrihet për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milion hebrenjtë e Evropës që u vranë si dhe qytetarët e Shqipërisë, që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e botës nuk i mbronte”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh.

Asnjë hebre i vetëm nuk humbi jetën në Shqipëri për shkak të guximit atyre qindra familjeve shqiptare që i morrën dhe i strehuan në shtëpitë e tyre dhe kodit të “Besës” së shqiptarit.

Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët dhe fashistët. Por ndërsa të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri mundën ti shpëtojnë Holokaustit, miliona të tjerë në Europën e pushtuar humbën jetën dhe pronat e tyre.

Provo po ashtu

Vuqiç: ShBA-së i intereson vetëm pavarësia e Kosovës, pres qëndrimin e BE-së

Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara, ata nuk janë të interesuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.