Monsinjor Dr. Lush Gjergji, thotë se Vatikani ka bërë një hap të madh drejt njohjes dhe para 4 viteve ka emëruar Nuncin Apostolik i cili mbulon Kosovën, apo ambasadorin për Kosovë, i cili nga Sllovenia do të mbulojë edhe Kosovën si Ambasador i Vatikanit për Kosovë.
“Ndërsa Kosova edhe pas kaq viteve ende nuk ka bërë një lëvizje të tillë, apo emërimin e një diplomati i cili do ta mbulonte Vatikanin. Kjo mund të jetë një gabim i madh, apo mungesa e përvojave diplomatike, në diplomaci nuk ka fjalë të mira, ka plane dhe veprime të matura dhe strategjike”, ka thënë Monsinjor Gjergji, në emisionin “Analiza e ditës” në RTK.
Gjergji ka folur edhe rreth pritjeve që ju ka bërë Papa gjithë presidentëve të Kosovës, duke filluar nga Ibrahim Rugova e me radhë.
“Ata janë pritur si gjithë presidentët e vendeve tjera, ku edhe kjo do te thotë shumë për Kosovën”, ka thënë Gjergji.
Gjergji e ka thënë se diplomacia kosovare nuk i ka njerëzit e duhur në vendin e duhur dhe jo adekuat dhe të papërvojë për të udhëhequr me diplomacinë kosovare.
Monsinjor Lush Gjergji ka folur edhe për rëndësinë dhe mesazhin e festëes së Krishtlindjes dhe traditave tshqiptare me rastin e krishtlindjeve .
Monsinjor Gjergji gjithashtu ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festes se Krishtlindjes.