Ballina / Biznes / Karrierë / Monedhat dixhitale janë një rrezik

Monedhat dixhitale janë një rrezik

Një zyrtar i lartë i Rezervës Federale Amerikane u shpreh se monedhat dixhitale janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike dhe aktiviteteve kriminale, prandaj janë të rrezikshme për tu përdorur.

“Një monedhë dixhitale e një banke qëndrore do të shndërrohej në një shënjestër globale të sulmeve kibernetike,” tha Guvernatori Jerome Powell.

Ai vijoi më tej duke cituar Bitcoin dhe qëllimet për të cilat përdoret sot. Powell tha se monedha është shënjestra kryesore e aktiviteteve kriminale online.

Sipas tij bankat duhet ta ndjekin më nga afër Bitcoin-in dhe monedha të tjera dixhitale për rrezikun e lartë që bartin ndaj privatësisë dhe sigurisë. /PCWorld Albanian

Provo po ashtu

dita e punetoreve

Shahini: Kosova po përballet me mungesë të fuqisë punëtore profesioniste

Kosova po përballet me mungesë të fuqisë punëtore profesioniste në sektorë të ndryshëm. Këtë e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.