Ballina / KOSOVA / Momenti kur , tani i ndjeri, Paçaku kritikoi deputetët e PDK-së
Kujtim Paçaku

Momenti kur , tani i ndjeri, Paçaku kritikoi deputetët e PDK-së

Ka vdekur sot shkrimtari, ish-deputeti i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës, Kujtim Paçaku. I ndjeri ishte i zëshëm në kërkimin e të drejtave të romëve.

Gjatë një fjalimi të tij ai kishte protestuar në foltoren e Kuvendit, për shkak të fyerjes që i kishin bërë komunitetit të tij, Adem Grabovci dhe Safete Hadergjonaj gjatë përgjimeve “Pronto”.

“Unë para jush që qëndroj me emër dhe mbiemër jam Kujtim Pacaku, i përkas komunitetit rom. Jam anëtar i Kryesisë së Konkresit Botëror të Romëve, po ashtu shkrimtar i komunitetit rom dhe jo shkrimtar i komunitetit magjup as jo shkrimtar i komunitetit gabel”, kishte thënë Paçaku në foltoren e Kuvendit.

Ai kishte kërcënuar se nuk e lëshon foltoren e Kuvendit, pa i kërkuar dikush nga deputetët shqiptarë falje dhe këtë e kishte bërë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Tutje, Veseli kishte kërkuar falje në emër të Kuvendit, duke thënë se edhe ai po ndihet po ashtu i fyer.

@Fluidi

Provo po ashtu

dacic-strache

Strache kundër ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit në INTERPOL

Zëvendëskancelari austria,k Heinz-Christian Strache, të premten ka kundërshtuar qartë formimin e një ushtrie në Kosovë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.