Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Molliqaj: Kur isha në Vetëvendosje, amerikanët nuk na kanë takuar fare!
Dardan Molliqaj
Dardan Molliqaj

Molliqaj: Kur isha në Vetëvendosje, amerikanët nuk na kanë takuar fare!

Dardan Molliqaj sot në emisionin Analiza Zgjedhore ka folur rreth koalicionit PSD – AAK.

Molliqaj ka thënë se ky koalicion është i ndërtuar mes dy subjekteve politike dhe është koalicion që s’priti afat kohor, por koalicion që besuan që ka elemente të rëndësishme.  Ndërsa tha se ai s’do ta pranonte një koalicion me PDK-në, po as VV-në.

Gjithsesi nuk e mohoi që në të kaluarën ka pasur edhe mospajtime me Ramush Haradinajn, por që koaliconi s’mund të quhet martesë, por një bashkëpunim politik.

“Unë po refuzoj me trajtu koalicionin si martesë, por është një bashkëpunim politik dhe interesa të përbashkëta. Mendoj që gjendje statike nuk ka. Në situata politike, subjektet ose situatat ndryshojnë”

Molliqaj foli edhe për taksën e vendosur nga Haradinaj, derisa tha se ka pasur edhe zëra që ai ka acaruar marëdhëniet me Amerikën, por që kjo nuk qëndron.

“Unë kam qenë pjesë e një partie që amerikanët nuk na kanë takuar fare, edhe sot e kësaj dite të gjithë kandidatët për kryeministër, i ka taku ambasadori amerikan, përveç dy, zotin Limaj dhe Kurtin.

Po të ishte e vërtetë që Haradinaj i ka acaru marrëdhëniet me Amerikën, atëherë do të ishte më se e qartë”, ka thënë ndër të tjera Molliqaj.

Provo po ashtu

ShBA mirëpret mundësinë të punojë me një qeveri të re pro-dialog

Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.