Ballina / BOTA / Mogherini e Pompeo bisedojnë për Ballkanin Perëndimor
mogherini dhe popmpeo

Mogherini e Pompeo bisedojnë për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Përfaqësuesja e Lartë dhe sekretari Pompeo riafirmuan angazhimin e tyre për një partneritet të fortë strategjik – transatlantik. Ata diskutuan fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh si dhe një numër zhvillimesh të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, Venezuelën, Afganistanin, Libinë, Moldavia, Rusinë dhe Ukrainen”, thuhet në një njoftim nga zyra e Mogherinit.

Bisedimet e nivelit të lartë mes SHBA-së dhe BE-së, për situatën në Ballkanin Perëndimor, vijnë në kohën kur bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga BE-ja janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, transmeton REL.

Mogherini gjithashtu u takua me Jared Kushner, këshilltarin e Lartë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, me te cilin diskutoi situatën në Lindjen e Mesme. Ajo nënvizoi interesin themelor të Bashkimit Evropian për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Kjo është vizita e fundit e Federica Mogherinit në SHBA, si përfaqësuese e Lartë e BE-së, pasi blloku evropian, pas zgjedhjeve të majit, është duke kërkuar një emër tjetër për të pasuar Mogherinin.

Provo po ashtu

jusuf buxhovi

Buxhovi: Askund nuk kam deklaruar se UÇK-ja i ka vrarë njerëzit e LDK-së

Historiani e publicisti Jusuf Buxhovi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se asnjëherë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.