fbpx

Mogherini, Delawie e Lidington përshëndesin'specialen'

Përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë dhe të shteteve të ndryshme kanë përshëndetur vendimin e së Hënës të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët votuan pro ndryshimeve kushtetuese dhe projektligjeve për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

Ndër të parët që ka përshëndetur këtë vendim ka qenë ambasadori i ri amerikan i cili pritet të fillojë punën në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka përgëzuar deputetët dhe e ka cilësuar vendimin ‘si të rëndësishëm për qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe për sundimin e rendit dhe të ligjit.

Njëshi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka theksuar se ‘miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe i projektligjit per dhomat e specializuara dhe dhomës së prokurorit special është hap qenësor për kornizën ligjore të nevojshme për adresimin e akuzave serioze të dala raporti i Këshillit të Evropës. Ato janë të rëndësishme për zotimin e marr në shkëmbimin e letrave të ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës më 2014.

Sipas Mogherinit dihet se vendimi i deputetëve nuk ishte i lehtë, por është shenjë e përgjegjësisë dhe përkushtimit për të konstatuar të vërtetën dhe për të marrë vendime të harmonizuara me rrugën evropiane.

BE është e përkushtuar të ndihmojë në këtë proces dhe do të vazhdojë të punojë me palët e përfshira për të përmbyllur procesin e krijimit të mekanizmave të nevojshëm ligjor në mënyrë që gjykime të pavarura të ndodhin në të ardhmen, është shprehur Mogherini.

Ministri për Evropë i Britanisë së Madhe , David Lidington poashtu ka përshëndetur vendimin pro speciales të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kosova ka votuar ligjet përmes cilave do të krijohet gjykata speciale e cila do ti hetojë pretendimet për krimet e luftës gjatë vitit 1999. Sipas Lidington Kosova është pajtuar të themelojë tribunalin ndërkombëtar (gjykatën speciale ) në Hagë për ti trajtuar rastet e që do të financohet me fondet e BE-së.

“Ky vendim i vështirë ka demonstruar lidership dhe guxim politik. Gjykata speciale do ti dëgjojë dyshimet për krimet e kryera gjatë konfliktit në Kosovë . Së këndejmi , themelimi i saj  shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për mosndëshkimet dhe për të ndërtuar sundimin e rendit dhe ligjit. Hapi i tillë poashtu demonstron përkushtimin e liderëve të saj politik për ti implementuar marrëveshjet ndërkombëtare” ka thënë Ministri për Evropë i Britanisë së Madhe.

‘Eshtë esenciale të punojmë që ti japim fund kulturës së mosndëshkimit kudo që ajo ka ngelur. Jam i bindur se vendimi i Kuvendit për Gjykatën Speciale do të jetë një hap i rëndësishëm i përpjekjeve të Kosovës për të trajtuar të kaluarën e saj . Kjo do të plotësojë përpjekjet e tjera për të hetuar krimet e kryera gjatë konfliktit, për të siguruar drejtësinë për viktimat dhe të ardhmen më të mirë për Kosovën’, tha Lidington./infoglobi/v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.