Mjekët e QKUK-së ia shpëtojnë jetën një të riu

Një grup mjekësh në QKUK-së u bënë mbrëmë hero I një të riu 21 vjeçar, pasi intervenuan dhe me sukses i’a hiqen gjakun e ngjizur në arterien e trurit në mënyrë, pas një sulmi në tru.

Ky intervenim është kryer në Klinikën e Radiologjisë, në bashkëpunim me Klinikën Emergjente, Klinikën e Neurologjisë dhe atë të Anestezionit, ku pas procedurës së kryer tek pacienti rezultoi me kthimin e menjëhershëm të lëvizshmërisë së humbur të gjymtyrëve.

Siq njofton QKUK ekipi mjekësor përbëhej nga radiologët, Bujar Imeri, Ilir Bejta, Jeton Shatri udhëhequr nga Bujar Gjikolli, përkrahur nga ekipi i anestezionit Arjan Ademi, anestezisti Tafil Gashi, Nerxhivane Halimi, Gazmend Hasbahta dhe Shkëndije Nuza.

“Mbrëmë, një të riu 21 vjeçar, në fazën e hershme të humbjes së aftësisë së të folurit, të lëvizshmërisë së dorës dhe këmbës së djathtë, i është kryer trombektomia mekanike (heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike), rasti i dytë në Kosovë” thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ky intervenim bëhet në kuadër të projektit nacional i Stroke Center, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me këtë procedurë po stabilizohen shërbimet e neuroradiologjisë intervente në Klinikën e Radiologjisë, duke ofruar mundësi pacientëve kosovarë të cilët këto shërbime nuk i kanë pasur më parë.

Për realizimin e këtyre procedurave, sistemi i shërbimeve shëndetësore në Kosovë duhet të jetë efektiv dhe reagimi duhet të bëhet para kalimit të dritares kohore prej 4-5 orëve nga fillimi i sulmit iskemik në tru./Infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.